Një apartament u përfshi nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në zonën e “Don Boskos”, në  Tiranë.

Paraprakisht mësohet se në banesë nuk ka patur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shkuan dy zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.