Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka rënë në një apartament në Tiranë.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 04:40 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë ku viktima L. C., jetonte i vetëm.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku është bërë evakuimin i menjëhershëm i banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.