Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga zjarri që ka rënë në një banesë në Tiranë.

Mediat raportojnë se viktima është një endacak, i cili jetonte në një godinë të braktisur, një dhomë me blloqe, që kishte brenda rroba të përdorura.

“Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.