Bie zjarr në një banesë në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit, pranë zonës së njohur si ish-parku sportiv.

Zjarri ka përfshirë katin e dytë të një banese dy katëshe, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, siç shihet edhe nga pamjet që sjell “DurrësLajm” nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, ka nisur puna për pëcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.