Bie zjarri në një banesë në Shkëmbin e Kavajës.

Fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku sipas informacioneve të policisë, janë djegur disa orendi shtëpiake.

Ky rast ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 17:30, te Shkëmbi i Kavajës, në banesën e shtetases O.G, vjeç 35, banuese në Tiranë.

Nuk janë përcaktuar ende shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.