Një banese sociale në kryeqytet është përfshirël nga zjarri paraditën e kësaj të enjteje në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në Shkozë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses ku këto të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga incidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.





