Një biznes në Rrugën e Elbasanit në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje ndodhen dy autobote zjarrfikëse, të cilat po mundohen të vënë situatën nën kontroll.
Tymi ka shkaktuar shqetësime te banorët e zonës. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe dëmet që janë shkaktuar, pasi flakët vijojnë.





