Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kinë, ku si pasojë e një zjarri në një firme qymyri humbën jetën të paktën 25 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Ngjarja ndodhi në Kinën veriore.

Sky News raporton po ashtu se dhjetëra punëtorë të tjerë mbetën të plagosur. Flakët përfshinë ndërtesën katërkatëshe të kompanisë Yongju Coal, në qytetin Lvliang.

Zyrtarët u shprehën se shërbimet e urgjencës arritën të evakuonin 63 persona. Shërbimet zjarrfikëse arritën ta vinin zjarrin në kontroll disa orë më vonë. Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa kujtojmë që aksidentet industriale në Kinë janë bërë të shpeshta muajt e fundit.