Një sipërfaqe e madhe me vreshta është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme pranë fshatit Dhoksat në Gjirokastër.

Nga flakët e zjarri rrezikohen edhe banesat e fshatit Kakoz që ndodhet pranë vatrës së zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia për të vënë situatën nën kontroll, por ajo ende paraqitet problematike.