Pamje shokuese vijnë nga një hotel 6 katësh që mori flakë në Izmir të Turqisë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Klientët në përpjekje për të shpëtuar jetën u hodhën nga lartësia mbi makinat e parkuara.

Sipas mediave vendase katër persona u dërguan në spital, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. 

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në hotel, por dyshohet se ka qenë shpërthimi i një karikuesi telefoni. Ekipi hetues gjeti një karikues në prizën e një prej dhomave të katit të pestë, nga ku dyshohet se ka rënë zjarri. Më pas flakët kanë përfshirë perdet, dhomën dhe të gjithë hotelin shkruan Hurriyet.

Dy vajza janë hedhur nga ballkoni, për t’i shpëtuar flakëve. Pronari i hotelit tha se vajzat që ranë nga lartësia, njëra ishte bjelloruse, ndërsa tjetra nga Kazakistani. E reja nga Bjellorusia ka thyer të dyja këmbët, ndërsa vajza tjetër ka thyer brinjët.