Zjarr në një hotel në qytetin e Bilishtit.

Të gjithë të pranishmit në hotel kanë mundur të largohen në kohë, megjithatë flakët kanë dëmtuar ndërtesën dhe orenditë e hotelit.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse nga Devolli, të cilat po luftojnë për shuarjen e flakëve. Ndërsa për ndihmë u nisën edhe zjarrfikëse nga Korça.

Nuk dihet ende shkaku i flakëve. Autoritetet, dyshojnë për shkëndijë elektrike por do të jetë ekspertiza ajo që do e përcaktojë.