Një kopsht fëmijësh është përfshirë nga flakët në zonën e Selitës në Tiranë, por fatmirësisht nuk raportohet për asnjë fëmijë të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, dhe në momentin e rënies së zjarrit 150 fëmijë ndodheshin brenda ambienteve të kopshtit.
Policia bëri të mundur nxjerrjen nga kopshti të të gjithë fëmijëve, të cilët nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Ndërsa dy zjarrfikëse të mbërritura në vendin e ngjarjes, vunë nën kontroll zjarrin.
Nga hetimet e para dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike, duke shkaktuar djegien e kabujve në mjedisin e brendshëm të kopshtit.