Një zjarr i rënë në një lokal ka shkaktuar 13 të vdekur edhe 6 të plagosur në gjendje shumë të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në një bar të Rouen, në Normandi, Francë. Sipas medias franceze viktimat dhe të plagosurit janë të gjithë të moshës 18-25 vjeç.

Sipas policisë zjarri ka rënë pak para mesnate për shkaqe aksidentale.

Policia ka përjashtuar çdo mundësi që zjarri në bar të jetë një akt terrorist.