KAVAJË, 4 janar 2014 – Një mobileri në anë të autostradës Kavajë-Rrogozhinë  është përfshirë në flakë rreth orës 22:40 të mbrëmjes së djeshme.  
Forca zjarrfikëse nga Kavaja, por edhe nga Tirana u  nisen  menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të ndërhyrë në lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas policisë fabrika e përfshirë në flakë është në pronësi të disa shtetasve turq. Flaket janë përhapur me shpejtësi edhe për shkak te materjaleve lehtësisht të djegshme që ndodhen në të. Nuk dihen ende se sa mund të jenë dëmet materiale të shkaktuara.