Pesë persona humbën jetën dhe katër të tjerë janë plagosur lehtë në një zjarr që shpërtheu në një pallat apartamentesh në Katalonjë, thanë zjarrfikësit.
Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, e cila citoi burime në shërbimin zjarrfikës, autoritetet besojnë se të gjithë të vdekurit ishin të rinj dhe disa mund të kenë qenë të mitur.
Zjarri shpërtheu në një depo në ndërtesën pesëkatëshe në Mangeu, një qytet me 21,000 banorë në rajonin Osona në veri të Barcelonës, thanë zjarrfikësit në një deklaratë.
Për arsye që nuk janë zbuluar, viktimat nuk mundën të largoheshin nga depoja, shtuan ata. Policia katalanase ka nisur një hetim për shkakun e zjarrit.
Cinco adolescentes mueren en el incendio en un trastero en Manlleu (Barcelona)https://t.co/2MmF9CNjnT
— Cadena SER (@La_SER) February 17, 2026
📹VÍDEO @andreajvilloria pic.twitter.com/vSje4GchrG





