Në Sanatoriumin e Korçës ka rënë zjarr gjatë natës. Policia e Korçës ka njoftuar se zjarri ka rënë në një nga dhomat e godinës.
Për pasojë është dëmtuar një pacient. Ai ka marrë plagë të lehta, ndërsa mësohet se është dërguar për ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Mesnatën e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, në godinën e sanatoriumit, ka rënë zjarr në një nga dhomat e saj, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.





