Një apartament në Durrës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Bëhet fjalë për një banesë në një pallat në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar.
Tymi i flakëve ka bërë familjarët e apartamentit të asfiksohen ndërsa ju është dhënë ndihma nga banorët e tjerë.
Siç duket nga pamjet që “DurrësLajm” publikon, disa persona ndodhen ende në pallat dhe kërkojnë ndihmë nga ballkoni pasi nuk mund të zbresin përmes shkallëve, të cilat ishin përfshirë nga tymi.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.





