Një apartament në një pallat shumëkatësh në lagjen nr.6 në Durrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një apartament në katin e 7-të të pallatit.

Nuk dihet ende nëse në banesë ka pasur njerëz në momentin e shpërthimit të flakëve.

Efektivët e zjarrfikëses janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në apartamente të tjera.

Paraprakisht nuk ka informacione për njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin në apartament, që rrezikoi të përhapej edhe më tej.