Banorët e një pallati në rrugën “Teodor Keko”, në Unazën e Madhe, në Tiranë janë evakuuar pasditen e sotme, pas një zjarri që ra në panelin elektrik të godinës shumëkatëshe.

Policia tha se zjarri është fikur nga shërbimi i zjarrfikëses, por evakuimi i banorëve u bë për shkak të prezencës së madhe të tymit.

Deri në këto momente nuk ka persona të dëmtuar, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe ambulancat.