KABUL-Një zjarr që ka përfshirë një qendër tregtare në Kabul të Afganistanit ka shkatërruar rreth 600 dyqane, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar asnjë viktimë.
Sipas BBC, shkëmbimi kryesor valutor që gjendej në këtë qendër është evakuuar para se ta përfshinte zjarri.
Flakët janë vënë nën kontroll nga zjarrfikësit dhe policia vendase, me ndihmën e forcave të NATO-s.
Qendra tregtare ndodhet më pak se 1 kilometër larg nga zyra presidenciale dhe disa nga ministritë kryesore të vendit.
Tregtarët kanë mundur të shpëtojnë mijëra dollarë dhe sende floriri para se zjarri të përfshinte ndërtesën. Roja i godinës është zhdukur dhe policia është vënë në kërkim të tij për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.