Një i moshuar është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë dëmtime të shumta për shkak të zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.8 të Durrësit.

I moshuari ka qenë duke pirë kafe në momentin e shpërthimit të flakëve.

Ai po shoqërohet drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar si pasojë e lëndimeve të marra.

K.H.