Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në një vendgrumbullim mbeturinash në Përmet. Mësohet se zjarri po djeg të gjitha mbeturinat e depozituara në landfillin e Piskoves ku prej vitit të kaluar është shndërruar në vendgrumbullimin e mbeturinave të gjithë Bashkisë së Përmetit.
Sipas raportimeve në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të cilat po mundohen të vendosin nën kontroll situaten e krijuar. Ende nuk dihet se kush ka qënë zjarrëvënësi, por banorë të fshatit Piskovë shprehen se vetë punonjësit e Bashkisë së Përmetit i kanë vendosur zjarr të kontrolluar mbeturinave, ku më vonë u ka dalë jashtë kontrollit.