​Parku i Ministrisë së Brendshme, në Tiranë, pasditen e sotme është përfshirë nga zjarri.

Sipas informacioneve të fundit, dyshohet që zjarri të ketë rënë nga një shkëndijë elektrike. 

Ndërhyrja e agjentëve të pranishëm në ambjentet e ministrisë ka bërë që flakët të shuhen shpejt dhe pa shkaktuar dëme.