Një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen “11 Janari” në Fier është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Raportohet se pasi banesa është përfshirë nga zjarri zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët duke shmangur rrezikun e përhapjes së tij në hyrjet e tjera.

Sakaq, mësohet se edhe pse nuk ka pasur dëme në njerëz, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.