TIRANË, 3 korrik 2013 – Përfshihet nga zjarri reparti i Pediatrisë në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza”, Tiranë. 

Fatmirësisht nga zjarri i rënë mesditën e sotme në bodrumin e Pediatrisë, nuk janë shënuar viktima por vetëm dëme materiale, pasi stafi mjekësore dhe fëmijët që ndodheshin për mjekim në këtë spital janë evakuar në kohë. 

Ngjarja ka krijuar panik tek pacientët dhe familjarët e tyre, të cilët janë nxjerr në oborr.

Flaka nuk ka qenë me intensitet të lartë, por tymrat dhe gazrat kanë bërë që punonjësit e zjarrfikëse dhe policia të evakuojnë fëmijët dhe stafin jashtë ambienteve të Pediatrisë. 

2 makina zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë plotësisht flakët, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.