Pak minuta më parë, një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Porto Romanos.

Zjarri ka përfshirë një pjesë të bimësisë në faqen e kodrësm në Bisht Pallë, ndërkohë që dëshmitarë në vendngjarje bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë, pasi rruga për në kodër është e bllokuar.

10 ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga temperatura përvëluese, që i kanë kaluar 40 gradë Celcius.