Zjarri që ka përfshirë prej ditës së djeshme një pyll me pisha që shtrihet mes Patosit e Mallakastrës, po mbahet nën kontroll nga Emergjencat Civile në bashkëpunim me forcat e tjera nga dy bashkitë e përfshira.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se tashmë dhe një helikopter i ka ardhur në ndihmë trupave të ndodhura atje që nga dita e djeshme.

“Të gjithë po bëjnë maksimumin që këto sipërfaqe të mëdha të këtij pylli, që shtrihet mes Lofkëndit e Drenies, të mos dëmtohen më tej. Zjarrvënia e qëllimshme dënohet nga Kodi Penal”, theksoi Balluku.