Të paktën 32 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një qendër rehabilitimi të varësisë nga droga në veri të Iranit.

Sipas një hetimi fillestar, shkak i zjarrit mendohet të jetë shkëndija elektrike e shkaktuar nga një ngrohës. Zjarri u përhap shumë shpejt duke përfshirë dhe pjesën tjetër të qendrës.

Si pasojë e zjarrit të rënë, çatia e qendrës ishte shkatërruar, dritaret e saj ishin thyer dhe muret ishin nxirë nga tymi.

Në këtë qendër rehabilitoheshin për varësinë e tyre nga droga rreth 40 persona.

“Menaxheri dhe fajtorët e tjerë të mundshëm janë arrestuar në mënyrë që të përcaktohet më saktë shkaku i incidentit”, tha media “Tasnim”.

Irani vlerësohet të ketë numrin më të lartë për frymë në botë të të varurve nga opioidet.