Një zjarr në një vend me shkurre dhe kallamishte ka rënë këtë të enjte në periferi të Shëngjinit.

Situata paraqitet e rrezikshme pasi era mësohet se po e orienton atë drejt qytetit dhe shtëpive të banimit.

Raportohet gjithashtu se tymi ka shkaktuar probleme tek banorët.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset që po përpiqen të venë flakët nën kontroll.

Momentalisht mbeten të paqarta shkaqet e rënies së këtij zjarri.