Një shkollë e arteve marciale në Kinë është përfshirë nga zjarri, duke i marrë jetën 18 fëmijëve që mësonin në të.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se 16 persona të tjerë janë lënduar nga flakët, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Shumica e viktimave mësohet se janë nxënës të moshës midis 7 dhe 16 vjeç që jetonin dhe studionin në Qendrën e Arteve Martiale Zhenxing në provincën Henan.
Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një person, i cili ishte përgjegjës për këtë qendër atë arteve marciale.





