TIRANE – Një klasë e shkollës “Sabaudin Gabrani” është përfshirë nga flakët.

Zjarri mësohet se ka rënë në katin e tretë të shkollës dhe dyshohet se shkak mund të jetë bërë ngrohësja që përdorej, por ende nuk ka një version të saktë rreth shkakut.

Për fat në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur nxënës në klasë. Flakët janë përhapur më pas edhe në korridor, por mësohet se janë vënë nën kontroll.