FRANCE, 31 mars 2013– Pesë fëmijë kanë vdekur pasi flakët kanë përfshirë shtëpinë e tyre, në veri të Francës.

Zjarri në qytetin e Saint Quentin, 130 km në verilindje të Parisit, ishte aksidental, raportojnë mediat ndërkombëtare.

I pranishëm ka qenë dhe babai i fëmijëve, i cili ka mundur ti shpëtojë flakëve me djegie të vogla.

Të shtunën tre persona u vranë dhe 13 u plagosën nga një zjarr në një lagje të Parisit.

Zyrtarët dyshuan se zjarri mund të ishte i qëllimshëm, dhe ka nisur hetimet.