Një zjarr i përmasave të mëdha ka përshirë shtëpinë e të moshuarve në Fier. Disa të moshuar po transportohen me urgjencë në në spitalin rajonal të qytetit, pasi janë asfiksuar nga tymi i flakëve që u përhap me shpejtësi.

Sipas burimeve paraprake, shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur me azilin e të moshuarve. Forcat zjarfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë angazhuar në shuarjen e flakëve.

Punonjësit u kanë ardhur në ndihmë të moshuarve dhe i kanë qëndruar pranë deri në mbërritjen e mjekëve.

Ndërkohë zjarrfikësja ka shuar flakët, duke neutralizuar situatën.