DURRËS,10 shtator 2013- Një pjesë e spitalit të Durrësit, më konkretisht bodrumi i pavijonit të Urgjencës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme,mase elektrike tek pajisjet e spitalit.Për pasojë e gjithë Urgjenca, personeli dhe pacientët janë evakuuar, pas përhapjes masive të tymit.I gjithe personeli  dhe pacientët, jane alarmuar dhe  kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe zjarrfikëseve të qytetit, të cilat mbërritën të shumta në vendngjarje.Nga tymi, mësohet se një pacient është asfiksuar. Atij i është dhënë ndihma e parë dhe po qendron jashtë ambienteve të urgjencës ashtu si edhe pacientët e tjerë bashkë me personelin.  Ndërkohë Urgjenca vijon të jetë e mbyllur, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë kanë vënë nën kontroll dhe kanë shuar vatrën e zjarrit.Si pasojë e tymit që ka përfshirë pavijonin dhe që vijon të jetë ende present, reparti i Urgjencës është zhvendosur tek Pediatria.