Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në Via Chiaia në Napoli, duke përfshirë Teatrin Sannazaro, një nga institucionet kulturore më të njohura të qytetit.
Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuanin flakët, megjithatë, incidenti ka shkaktuar djegie të lehta për katër persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital dhe kanë marrë ndihmë të specializuar.
Sipas informacioneve të para, kupola e teatrit është shkatërruar plotësisht nga zjarri dhe disa ndërtesa ngjitur kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Përveç dëmeve materiale, dëshmitarët kanë treguar për një re të madhe tymi që kishte mbuluar zonën. “Kemi qenë zgjuar që nga ora 5. Ka një re të madhe tymi,” thanë disa banorë të frikësuar, të cilët panë flakët që përhapeshin me shpejtësi.
In queste ore difficili stringiamoci con affetto e solidarietà alle persone che hanno dedicato energie, passione e vita al Teatro Sannazaro, un luogo storico di cultura, identità e spettacolo nel cuore di #Napoli tristemente colpito da un incendio nella notte nel quartiere Chiaia… pic.twitter.com/MJSbL3BUKo
— Luigi Rispoli (@LuiRispoli) February 17, 2026





