Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në zyrat e IKMT dhe zjarrfikëses në Fier.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në njërën prej zyrave.

Punonjësit janë larguar nga zyrat, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.

Është ngritur një grup hetimi për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.