Vazhdon seria e zjarreve në Lushnje. Pas djegies se dhjetra hektarëve ullishte pasditen e djeshme, sot në mëngjes në fshatin Kasharaj është aktivizuar një vatër e re zjarri. Rrezikohen disa banesa në fshat.

Raportohet se zjarri fillimisht nga pakujdesi pas djegies së mbeturinave dhe më pas është përhapur dhe ka djegur katër kasolle bagëtish dhe magazina ushqimore duke vazhduar në drejtim të pyllit. Banorët e lagjes kanë larguar bagëtitë dhe me mjete rrethanore kanë mbajtur nën kontroll zjarrin.

Pasi mbërritën dy zjarrfikëse nga qyteti i Lushnjës kanë izoluar dhe shuar flakët e zjarrit duke ruajtur banesat si dhe pyllin ngjitur me vendin ku ndodhi zjarri.