6 gusht 2013 – Fusha e Aviacionit në kryeqytet është përfshirë mesditën e sotme nga një zjarr i përmasave të mëdha. Sipas të dhënave zjarri ka përfshirë disa shkurre në këtë zonë, ndërsa është kthyer në një rrezik për 5 banesa private aty pranë.Bëhet me dije se përhapja e flakëve ka rrezikuar edhe ish-godinën e vjetër të Fushës së Aviacionit, por mbërritja e menjëhershme e 3 zjarrfikësve ka mundur të neutralizojë flakët. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se mund të jetë vendosur nga vetë banorët. Policia po heton shkaqet e rënies së zjarrit.