Një zjarr ka përfshirë sistemin elektrik të një pallati pranë sheshit “Pranvera” në Durrës te lagjja nr. 11.

Sipas informacioneve paraprake, “DurrësLajm” mëson se dyshohet se një kabull elektrik i kasetës së ajrimit të një tualeti ka marrë flakë, çka shkaktuar edhe përhapjen e saj në të gjithë sistemin elektrik nga kati i dytë deri në katin e pestë.

(Kaseta që dyshohet se ka marrë flakë)

Aktualisht forcat e shërbimit zjarrfikës po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë në të gjithë pallatin.

“DurrësLajm” sjell pamje brenda ambienteve të pushtuara nga tymi si dhe operacioni i zjarfikëseve të Durrësit.

Nuk raportohet për persona të lënduar apo asfiksuar.

Ndërkohë, në korridoret dhe banesat e banorëve po haset një problem tjetër, pasi nga uji i madh i shkarkuar për fikjen e zjarrit, e gjithë sasia ka zbritur në dysheme dhe uji ka hyrë brenda apartamenteve.