Për shkak të zjarreve masive në Turqi, janë evakuar 3 hotele me turistë në qytetin e Bodrumit, të ndihmuar nga anije dhe jahte private.

Zjarret, të cilët kanë filluar që nga e mërkura, kanë shkaktuar të paktën 6 viktima në shtetin turk.  

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan vizitoi të shtunën zonën e Manavgatit, ku u konfirmuan 5 viktimat e para.