Ambasada Shqiptare në Greqi ka njoftuar se të gjitha shpenzimet për dëmet në dokumentacion të shkaktuara nga zjarret e 23 korrikut në zonat e Atikës Lindore, për shtetasit shqiptarë do të mbulohen nga ambasada.
Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada iu bën thirrje të interesuarve të paraqiten pranë zyrës Konsullore, për fillimin e procedurave të aplikimeve për dokumentat në fjalë.
POSTIMI I PLOTË
Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korrikut në zonat e Atikës Lindore, se të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohen nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë.
Janë të lutur shtetasit e interesuar të drejtohen menjeherë për fillimin e procedurave të aplikimeve për dokumentat në fjalë pranë zyrës Konsullore të Ambasadës.
Për çdo informacion lutemi drejtohuni nr. të tel. 210-6876215.





