Kryebashkiakja Emiriana Sako ka reaguar për situatën e zjarreve në njësitë administrative të Durrësit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” Sako njofton shuarjen e zjarrit në Bizë.

Në fshatin Shetaj të Ishmit vatra mbetet aktive.

Duke qenë se terreni është mjaft i vështirë presim që forcave tona zjarrfikëse ti bashkohen edhe forcat e ushtrisë në mënyrë që të neutralizohet kjo vatër”, bën me dije Sako.

Postimi i plotë:

🆘 Në terren me forcat zjarrfikëse duke monitoruar situatën në vatrën e zjarrit në Shetaj në njësinë administrative të Ishmit. 🚒
🔥🧯Duke qenë se terreni është mjaft i vështirë presim që forcave tona zjarrfikëse ti bashkohen edhe forcat e ushtrisë në mënyrë që të neutralizohet kjo vatër.
📍 Duke monitoruar situatën edhe në Bizë ku ndodhej një tjetër vatër zjarri e cila ishte në afërsi të disa banesave por tashmë është neutralizuar në sajë të punës së madhe të ekipeve të emergjencës dhe zjarrfikësve të Durrësit.
Mirënjohje dhe respekt për forcat zjarrfikëse që janë në gatishmëri dhe punojnë çdo ditë për shuarjen e zjarreve. 🙏🏻