Ndonëse numri i viktimave nga zjarret në rajonin e Atikës në Athinë ka shkuar në 77, tragjedia bëhet edhe më e rëndë me personat e zhdukur të cilët mendohet se janë dhjetëra-qindra.
Historia e një babai që po përjeton një dramë të vërtetë me dy vajzat e tij të zhdukura ka marrë vëmendjen e gjithë opinionit publik në Greqi.
Yannis Filipopoulos rrëfeu në një nga kanalet televizive greke se nuk po gjen asgjëkundi dy vajzat e tij 9-vjeçare dhe bëri apel për ndihmë.
Ai tha se i ka parë vajzat e tij në TV të jenë shpëtuar nga një anije në Rafinë, por nuk po gjen asnjë gjurmë të tyre. Babai i dy vajzave tha se ka kërkuar edhe në spitale dhe në morgun Goudy, por pa rezultat.