Taulant Balla, ministri në detyrë i Brendshëm, duke reaguar lidhur me situatën e zjarrjeve në Qarkun e Lezhës, tha se me situatën që jemi duhet një ndërhyrje nga ajri.

Balla tha se është një operacion i vështirë, ku era favorizon flakët.

“Në kushtet e kësaj ere kemi një përhapje të flakëve. Po punohet në mënyrë të pandërprerë. Janë 5 vatra zjarri aktive. jam shumë i shqetësuar për vatrat në Kurorën mbi qytet, gjithashtu kemi situatë në Ramën e Hedhun, apo edhe në Shëngjin”, tha Balla.

Ai u shpreh se nga vlerësimi paraprak nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Sipas tij, të gjithë strukturat janë në krye të detyrës.