Lezha vazhdon të jetë në situatë alarmante sa i përket flakëve.
Një tjetër vatër zjarri është përhapur, pasi po digjet një pjesë e malit në Torovicë.
Flaklt kanë dalë jashtë kontrollit edhe në Shëngjin, ku si pasojë janë evakuuar banorët dhe pushuesit, ndërsa është bllokuar edhe rruga drejt Ranës së Hedhun.
Duke marrë parasysh këtë situatë tejet të vështirë, disa mjete zjarrfikëse janë nisur nga Durrësi drejt Lezhës, për të dhënë mbështetje në neutralizimin e vatrave aktive.
Gjithashtu në Shëngjin janë angazhuar helikopterë “Cougar” për të bërë të munduar shuarjen e flakëve nga ajri.
Më herët flakët “pushtuan” dhe rrethimin e një resorti në çadrat e para, ndërsa mbetet në rrezik kisha në qendër të qytetit.