Situata e pazakontë e zjarreve që ka përfshirë në këtë stinë pyjet e jo vetëm, në qarkun e Durrësit ka mbledhur në një takim urgjent shtabin e emergjencës nga prefekti Roland Nasto.
Prefekti i Qarkut të Durrësit, Roland Nasto i ka quajtur të qëllimshme rastet e zjarreve të shënuara gjatë muajit mars të këtij viti, periudhë kjo që nuk njihet për përhapje masive dhe favorizim të rasteve të zjarrvënies.
Sipas tij, kryetarët e njësive administrative heshtin dhe nuk bashkëpunojnë për parandalimin e zjarrvënieve, ndërsa theksoi dhe mungesën e mos zbulimit të autorëve nga ana e uniformave blu.
Ndërsa shefi i komisariatit Durrës, Sajmir Duro i ka kundërshtuar këto pretendime të ngritura ndaj policisë, që sipas tij e ka të vështirë identifikimin e autorëve të zjarreve pasi drejtuesit e institucioneve nuk bashkëpunojnë me grupin hetimor, por e fshehin qëllimisht dhënien e informacioneve.
K.H.





