Qarku Dibër e kryesisht Balgjaj, Klosi, fshati Madhesh dhe Ulëzi janë përballur me situatat më problematike këto ditë pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe me pyll, dushqe dhe pisha.

Për të ardhur në ndihmë të zonave të prekura nga zjarret, shumë efektivë të Forcave të Armatosura u janë bashkuar forcave operacionale në disa qarqe të vendit.

Ministria e Mbrojtjes bën apel për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe të nxehtë, të shmangin çdo pakujdesi që mund të shkaktojë zjarr dhe të reagojnë menjëherë, duke kontaktuar strukturat zjarrfikëse për të parandaluar pasojat.