Të gjithë vatrat aktive të zjarrit në vend janë neutralizuar duke bërë që aktualisht në vendin tonë të mos ketë asnjë vatër aktive.

Përmes një postimi në “Facebook” ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se shtatë vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit, janë shuar.

“Të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar dhe aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, pavarësisht temperaturave të larta.

Në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar.

Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti.

Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë”, njofton Peleshi.