Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarri në vendi tonë.

Rama shkruan se më e keqja në disa fshatra në Selenicë së Vlorës është shmangur.

Edhe në Llogara, sipas kryeministrit, është ndaluar përhapja e zjarrit, teksa një helikopter vijon të hedh ujë nga ajëri.

Gjithashtu kryeministri Rama thotë se 48 forca speciale dhe zjarrfikës po punojnë në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë.

Reagimi i Ramës:

Ndërsa lufta vazhdon me flakët në vend, disa lajme të mira ka:

E keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës së Vlorës u shmang. Por nga ana tjetër trupa dhe mjete janë shtuar për t’i dhënë fund vatrave të zjarrit.

Në zonë po punon edhe një helikopter

Në Llogara është rikthyer optimizmi falë erës në favor ndërsa një helikopteri tjetër po hedh ujë.

48 forca speciale dhe zjarrfikës po punojnë në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë

Forcat tona po arrijnë të largojnë nga parku zjarrin

***Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe në Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër),Qerem (Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë)