Dy ditë pas përmbytjes së pothuajse çdo zone të qytetit të Durrësit nga reshjet e dendura të shiut, situata vazhdon të mbetet problematike në lagjen 14 në Shkozet.
Uji është ende prezent në rrugët e brendshme të lagjeve, teksa forcat zjarrfikëse po punojnë për të bërë të mundur përthithjen e ujrave të grumbulluara, të cilat kanë izoluar qytetarët dhe përmbytur banesat.





